ALKIG

Medreseja e ALKIG-ut 

Duke parë nevojat e muslimanëve në Austri dhe vështirësit të punosh si imam në një vendë evropian qysh herët përgjegjësit e Unionit të Shqiptarëve Musliman në Austri menduan të shiqojnë ndonjë mundësi për pregaditjen e kuadrove fetare teologjike dhe pedagogjike islame këtu në Austri, pra kuadro që njohin gjuhën dhe kulturën e këtij vendi si dhe aspektin teologjik islam në kontekstin evropian. Ofertat e atëhershme që të sdudiojsh në IRPA, pa parapregaditje fetare të nivelit të maturës për përgjegjësit e Unionit nuk ishin të mjaftueshme për përmbushjen e nevojave të një imami, prandaj sistemi i Medreseve të Ballkanit ishte ideal për parapregaditje bazike teologjike islame parauniversitare. Pas konsultimeve me përgjegjës profesional rreth kësaj çështje ishte e pamundur një gjë e till ngase sistemi i arsimit në Austri nuk parasheh diçka të ngjajshme si në Ballan, prandaj Komuniteti Shqiptarë vendosi për një pilotprojekt si aktivitet i Unionit të ashtuquajtur Medreseja e Mesme e Lartë në Austri duke filluar në Linz e me shpresë për të kaluar edhe në Vjenë. Kështu që në shtatotë të vitit 2011 ky pilot projekt mori nismën e tij dhe filloj së zbatuari. Mësimi mbahej në fundë javë dhe mësoheshin lëndët fetare, gjuha shqipe dhe poashtu trajtoheshin edhe tema me rëndësi të veçanta shoqërore. Ky projekt ishte prezentuar edhe para institucioneve të vendit si Komunës së Linzit përmes përfaqësuesit për integrim të atëhershëm, sot kryetarit të Komunës z. Klaus Luga, si dhe në konferenzën shkencore (dhjetor 2011) të organizuar nga Univerziteti i Vjenës dhe përkrahur nga Qeveria përmes sekretarit të atëhershëm për integrim z. Sebastian Kurz, si mundësi e pregaditjes së imamëve të ardhëshëm në Austri. Projekti ishte interesant dhe i dobishëm por nga ana tjetër edhe i mundimshëm ngase nxënësit përveç shkollës së mesme të lartë të rregullt duhet ta ndiqnin mësimin në fundjavë në Medrese. Nga ky projekt sot kemi kuadrot e para që kanë vazhduar mëpas studimet islame në Austri dhe tash ushtrojnë detyrën e teologëve dhe pedagogëve islam.


Me që mungonin resurset financiare, hapsirat për mbajtjen e mësimit, udhëtimi i largët i nxënësve dhe mësimdhënësve ndikoi që ky projekt të pauzohet.


Pas pandemisë dhe përvojës me mësimdhënje online në shkollat publike të Austrisë, përsëri u ngjallë dëshira për rifillimin e një projekti të tillë online dhe fillimisht Ansambleja e Imamëve dhe pastaj edhe Kuvendi i ALKIG-ut vendosën për rifillimin e projektit të Medresesë, kështu që nga shtatori i vitit 2020 Medreseja ka filluar punën online dhe gjenerata e parë përfundon maturën e Medresesë në fund të këtij viti shkollor. Shpresojmë dhe urojmë që absolventet e Medresesë të vazhdojnë me studime qoft në fushën fetare apo edhe shoqërore.