ALKIG

Historiku

Historiku i Komunitetit Shqiptar Musliman në Austri

Shqiptarët kanë filluar të vijnë në Austri si fuqi puntore që nga vitet e 60-ta me të vetmin synim që të fitojnë kafshatën e gojës për familjet e tyre përkohësisht dhe të kthehen në vendlindje. Por kjo nuk ndodhi kështu pasi që vitet kalonin e ata mbetën duke punuar këtu. Organizimet e para fetare kanë qënë shumë individuale.  Me xhemat ata kanë filluar ta falin namazin e teravisë me shokët e dhomës apo hapësirës ku ata bashkarisht banonin. Namazin e ka udhëhequr si imam ndonjëri nga ata që ka ditë të lexojë Kuranin apo që ka ditur ndoshta disa sure përmendësh. Gjatë viteve të 70-ta Rijaseti i Bashkësisë Islame të ish-Jugosllavisë me seli në Bosnje dhe Herzegovinë kishte dërguar medresantë dhe stundentë teolog në vendet ku kishte musliman, kështu që në Ramazain e vitit 1977 (gusht-shtator) është dërguar z. Qufli Oamani nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Linz për t’ju shërbyer shqiptarëve musliman. Z. Osmani theksonë se Rijaseti e kishte vënë në kontakt me një prift me rrënjë nga Zagrebi i cili e kishe pritë dhe e kishte vendosë në konviktin e një shkolle katolike dhe prifti e kishte dërguar tek disa baraka ku banonin shqiptarët. Z. Osmani thotë se njërën nga barakat që kishte hapsirë më të madhe e kishin adaptuar për t’u falë dhe ai kujton edhe sot bisedat dhe interesimin e shqiptarëve që kishin për fenë e tyre në atë kohë. 

Pas hapjes së xhamive turke ata kanë filluar të frekuentojnë për namaz të xhumasë dhe teravisë gjatë Ramazanit tek ato xhami. Më vonë janë shpeshtuar vizitat veqanrisht gjatë Ramazanit nga përfaqësues të Bashkësive Islame nga ish-Jugosllavia (konkretisht Kosova e Maqedonia e Veriut). Atëherë ata kanë filluar të organizohen për Ramazanë duke krijuar xhemat dhe duke ftuar edhe teolog që të shërbejë si imam gjatë Ramazanit dhe si rrjedhojë e kësaj iniciative afër viteve të 90-ta themelohen edhe xhamitë e para shqiptare në Austri si ajo në Vjenë, Krems e Wels duke vazhduar më pas edhe në qytetet tjera. 

Kah fundi i viteve të 90-ta dhe fillimi i viteve të 2000-ta shtohet numri i xhamive shqiptare dukshëm dhe njëherit ndihet nevoja për bashkëpunim dhe organizim unifikues, kështu që me iniciativën e kryesisë së xhamisë shqiptare në St. Pölten fillojnë edhe takimet e para për themelimin e një organizate të përbashkët. 

Me 17 Mars 2006 në xhaminë Bashkimi në Linzi është kurorëzuar themelimi i kësaj organizate ku kryetar i saj zgjidhet mr. Muhidin ef. Ahmeti. Nën këtë organizim ishin 12 xhami. Ndërkohë është përpunuar statuti, janë emëruar organet dhe është vendosë edhe emri  i organizatës “Unioni i Shqiptarëve Musliman në Austri.

 Në organet e shtetit organizata është regjisturar me vonesë konkretisht me 12.02.2008 deri sa janë  përfunduar të gjitha çështjet administrative që kërkoheshin për regjistrimin e një organizate të till. Në fillim ajo u regjistrua si “Dachverband der albanischen Muslime in  Österreich” kurse më vonë si “Union albanischer Muslime in Österreich” Unioni fillimisht ka qënë i regjistruar në Wels në zyrën e regjistrimit të shoqatave (Vereinswesen) kurse më vonë me kërkesë të zyrtarëve të Welsit ajo është transferuar në Vjenë pasi që veprimtaria e saj shtrihej në gjithë Austrinë. 

Me hyrjen në fuqi të Ligjit të Ri Islam në vitin 2015 Unioni është riorganizuar dhe ka përshtat statutin  me Ligjin e Ri dhe Kushtetutën e Bashkësisë Islame të Austrisë dhe pas përfundimit të të gjitha çështjeve administrative me 21 maj 2016 janë mbjatë zgjedhjet e reja. Pas riorganizimit Unioni do të mbetet si organizat kompetente për shoqatat kurse Komuniteti Shqiptarë i BI të Austrisë (ALKIG) do të themelohet si organizat e re për çështje të kultit dhe xhamitë do të kalojnë si institucione të Komunitetit Shqiptarë të BI të Austrisë (ALKIG). Shkurtesat “ALKIG” janë marrë nga emërtimi në gjuhën gjermane “Albanische Kultusgemeinde der Islamischen Glaubensgemeinschaft in Österreich” 

Numri i xhamive shqiptare që funksionojnë në Austri

Në Austri aktualisht janë funksionale 24 xhami shqiptare dhe nën ombrellën e ALKIG janë 19 prej tyre. Nga xhamit që janë jashtë ALKIG-ut disa  prej tyre asnjëherë nuk kanë qënë pjesë as e Unionit të më hershëm e as e ALKIG të tanishëm. Ato janë xhami të vogla dhe më shumë kanë karakter menaxhues individual se sa nga xhemati, e disa janë themeluar kohëve të fundit. Kurse një prej tyre është nga xhamitë e mëdha, pra bëhet fjalë për xhaminë e shqiptarëve në Vjenë  në Menzelgasse e cila nganjëherë i është bashkangjit Unionit të më hershëm e nganjëherë është larguar dhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit të Ri Islamit në vitin 2015 edhe njëherë i është bashkangjit ALKIG-ut dhe brenda një kohe të shkurtër prap është larguar. Arsyeja e vështirësive të bashkëpunimit të kësaj xhamie me ALKIG-un gjithëmonë është ndërlidhë me interesat e imamit dhe vullnetit të tij dhe së fundmi kjo xhami është larguar nga ALKIG-unë formë jo ligjore, pra pa vendim të Kuvendit të xhamisë. Në formë të njëjtë është larguar edhe xhamia El-Kalem që aso kohe ishte në Leibnizgasse. 

Pozita juridike e Komunitetit Shqiptarë Musliman në Austri

Iniciativa për unisimin e xhamive shqiptarëve në Austri ishte një vetëorganizim dhe ato ende nuk ishin pjesë integrale e Bashkësisë Islame të Austrisë. Gjatë atyre viteve por edhe më parë Kryetari i Bashkësisë Islame të Austrisë Anas Shakfeh ftonte Hafiz Mahir ef. Zeqirin, imam në xhaminë e shqiptarëve në Vjenë për lexim të Kur’anit qoft në manifestime ndërmuslimane por edhe në organizime publike dhe mediale. Kurse nga Gjermania në Austri kishte ardhur edhe Zekirija Sejdini i cili punonte në Akademin e Pedagogjisë Islame në Vjenë. Dëshira e Unionit ishte që të jetë i përfaqësuar në Bashkësinë Islame të Austrisë dhe për këtë arsye kryetari Mr. Muhidin ef. Ahmeti organizoi një takim me kryetarin e Bashkësisë Islame të Austrisë Anes Shekfeh të cilin e njoftoi për organizimin e shqiptarëve dhe shprehi gadishmërin për të bashkëpunuar si dhe dëshirën për tu përfaqësuar edhe në organet e Bashkësisë Islame të Austrisë si Union. Me që nuk ishte koha e zgjedhjeje përfaqësuesit e shqiptarëve emëruan Hafiz Mahir ef. Zeqirin si partner kontakti në mes të Bashkësisë Islame të Austrisë dhe Unionit të Shqiptarëve Musliman në Austri. 

Për herë të parë disa nga xhamitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje të Bashkësisë Islame të Austrisë në vitin 2011 dhe në këto zgjedhje jo si të deleguar nga xhamit por për shkak të kompetencave profesionale në Kryesinë dhe Kuvendin e Bashkësisë Islame të Austrisë përfaqësoi Zekirija Sejdini dhe në Kuvend edhe Nadire Mustafi e cila ishte emëruar edhe si sekretare e Kuvendit kurse në përfaqësit regjionale pati edhe përfaqësues tjerë shqiptarë të deleguar nga xhematet. 

Gjatë pregaditjeve për Ligjin e Ri Islam 2015 Unioni dërgoj Mr. Mirsad Musliun (jurist) si  përfaqësues të tij në komisionin e Bashkësisë Islame të Austrisë për përpunimin e Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Austrisë dhe nga këtu për herë të parë u bë Unioni pjesë aktive në vendimmarrje të Bashkësisë Islame të Austrisë. 

Me hyrjen në fuqi të Ligjit Islam 2015 automatikisht ALKIG-u do të jetë institucion me të drejtë publike dhe njëherit edhe pjesë integrale e Bashkësisë Islame të Austrisë. Kështu që ALKIG-u ka një vend të garantuar në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Austrisë (Oberster Rat) dhe 4 vende në Kuvendin e Bashkësisë Islame të Austrisë (Schura Rat). Pas reduktimit të antarëve të Kuvendit të BI të Austrisë gjatë vitit 2021 ALKIG ka 3 delegatë në Kuvendin e BI të Austrisë. Poashtu ALKIG është i përfaqësuar edhe në kryesitë regjionale të BI të Austrisë.

Gjatë periudhës së riorganizimit Kuvendi i Unionit ka diskutuar nëse do t’i themeloj dy Komunitete (Kultusgemeinde) apo vetëm një dhe qysh në start vendimi unanim ishte që vetëm një të themelohet me të vetmin qëllim që Komunitetit Shqiptar të jetë i bashkuar dhe funksional ndër shqiptarët e Austrisë.

Imamët e ALKIG-ut

Imamët të cilët shërbejnë në xhamitë e ALKIG-ut, kryesisht janë me diploma universiteti nga vende të ndryshme si nga Fakulteti i Shkencave Islame në Bosnje, Kosovë, Maqedoni, Turqi dhe poashtu edhe nga bota arabe. Imamët predikojnë islamin e mesëm, mundohen të vetdijsojnë xhematët për ruajtjen e rendit, respektimin e të tjerëve dhe participimin në shoqërinë ku jetojmë e veprojmë sepse këto janë edhe porosi fetare.

Mësimbesimi

Që nga fillimi i hapjes së xhamive shqiptare është zhvilluar edhe mësimbesimi, ku kryesishtë fëmijët kanë mësuar gjërat elementare fetare, leximin e Kuranit si dhe etikën islame me literaturë tradicionale nga trojet shqiptare. Vite më parë ALKIG-u e ka parë të nevojshme hartimin e një planprogrami të unisuar dhe ka formuar një komision i cili ka pregadit një planëprogram të cilin e ka aprovuar Ansambleja e Imamëve të ALKIG-ut. ALKIG-u ka botua edhe dy libra të cilat shërbejnë si literaturë bazë për mësimbesim pra librin 1 “Alifbetare” dhe librin 2 “Unë shkoj në Mekteb” dhe planifikonë që të vazhdojë edhe me librat tjerë për grupmoshat tjera. Për planprogramin dhe librat është kujdesur koordinatori për edukim Asim ef. Ibraimi. Planprogrami si objektiva ka fitimin e njohurive bazike rreth besimit, adhurimeve, etikës dhe historinë islame. Poashtu parasheh edhe mësimin e leximit të Kuranit, ndërtimin e një personaliteti mesatar bazuar në mësimet kuranore dhe profetike. Vend të rëndësishëm në planprogram zënë vlerat fetare si respektimi i të tjerëve në përgjithësi, liria e besimit dhe mendimit si dhe mësimi dhe kultivimi i gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Dokumentet juridike të ALKIG-ut

ALKIG-u që nga fillimi ka patur statutin përmes të cilit janë përcaktuar qëllimet, organet dhe forma e funksionimit të institucionit. Ndërkohë janë hartuar edhe rregulloret e mbrendëshme përmes të cilave janë detajizuar gjërat të cilat nuk janë zgjeruar në Statut, si Rregullorja e Kuvendit, Rregullorja e Zgjedhjeve si dhe Rregullorja e Punës së Imamit. Poashtu ALKIG-u ka edhe hatuar edhe formularët për kurorëzime si dhe për lajmërimin e imamëve të përkohëshëm. 

Aktivitetet

Përveq obligimeve të përditshme fetare ALKIG-u angazhohet edhe për avansimin dhe parapregaditjen e kuadrove për shërbime fetare në komunitet. ALKIG organizonë trajnime për imamët, si  dhe parapregadit të rinjët për studime teologjike dhe pedagogjike islame në institucionet e Austrisë që ofrojnë studime të tilla dhe më gjërë. Organizonë tribuna me tema të ndryshme me qëllim të sensibilizimit të besimtarëve për çështje fetare dhe shoqërore si dhe motivon ata për pjesëmarrje aktive në shoqëri dhe bashkëpunim të ndërsjellt. Poashtu ALKIG-u është aktiv edhe në fushën humanitare ku përmes aksioneve humanitare ndihmonë nevojtarët në raste të festave apo edhe pas goditjeve nga fatkeqësit natyrore apo edhe në raste të ndërhyrjeve mjeksore ku janë kostot e larta. ALKIG-u organizonë shqiptarët për kryerjen e haxhit dhe umrës, tubonë zekatin dhe sadakatulfitrin si dhe organizonë prerjen e Kurbaneve me rastin e Kurban-Bajramit.

Organizatat bashkëpunuese

Edhe pse ALKIG-u është bashkësi fetare islame e pavarur megjithëatë bashkëpunon ngusht me bashkësit fetare islame të trojeve shqiptare si dhe ato në Diasporë.