ALKIG

Antarsimi në fondin funeral të ALKIG-ut (FFA)

  1.   Qëllimi i Fondit Funeral të ALKIG-ut  

Bazuar në nenin 3. pika 3.b të statutit të ALKIG-ut, ALKIG themelon Fondin Funeral të ALKIG-ut me qëllim të shërbimit të besimtarëve myslimanë në rast vdekjeje.  

Fondi Funeral i ALKIG-ut  (në vijim FFA) është një institucion që synon përkrahjen dhe solidarizimin material (shpenzimet e varrimit) me anëtarët e FFA si dhe anëtarëve të familjeve të tyre në rast vdekjeje. FFA është institucion brenda ALKIG-ut dhe nuk është sigurim, si dhe nuk e kthen prapë vlerën e paguar.  

  1. Anëtarësimi

Në FFA mund të anëtarësohen të gjithë anëtarët e xhamive shqiptare si dhe persona tjerë nga mosha 18 vjeçare. Personat e moshës më të re, si dhe me nevoja të veçanta mund të anëtarësohen vetëm me pëlqimin e përfaqësuesit ligjor të tij.   

Anëtarët duhet të kenë vendbanim të rregullt në Austri dhe rajonet për rreth Austrisë.  

Për tu anëtarësuar në FFA në fillim duhet paguar anëtarësinë e paraparë nga organi kompetent, pra ALKIG-u.  

  III. Pranimi i anëtarëve  

Regjistrimi është funksional pas dorëzimit të formularit të dorëzuar dhe të pranuar nga personat kompetent, si dhe pas afatit të paraparë për hyrjen në fuqi të anëtarësimit.  

Personat nga mosha 60 vjeçare mund të anëtarësohen vetëm me dorëzimin e një vërtetimi mjekësorë që nuk janë të prekur nga ndonjë sëmundje me rrezikshmëri jete.  

Nëse vërtetimi mjekësorë thekson ndonjë sëmundje me rrezikshmëri jete, atëherë aplikuesi duhet të paguaj tarifat e parapara për kategoritë e tilla.  

Nëse aplikuesi nuk deklaron sëmundjet me rrezikshmëri jete, atëherë pavarësisht moshës do të trajtohet duke u bazuar në raportin mjekësorë.  

Aplikuesi kërkesën dhe dokumentet përcjellëse i dërgon në fondifuneral@alkig.at apo i dorëzon tek personat kompetent në xhaminë ku ai frekuenton.   

Aplikimet do të punohen vetëm pasi të jenë të plotësuara.   

Organi kompetent ka të drejtë të mos pranojë anëtarësimin dhe nuk obligohet ta arsyetojë atë.   

  1. Fillimi i të qenit anëtarë 

Aplikuesi llogaritet i anëtarësuar vetëm kur:  

Nëse i ka përmbushur kushtet e nevojshme  

90 ditë pasi që pagesa e anëtarësisë ka arritur në konto  

Nëse ndodhë vdekja para 90 dite atëherë aplikuesi detyrohet të paguaj çmimin e plotë të funeralit.  

  1. Tarifat e regjistrimit  

Tarifat e regjistrimit variojnë në bazë të moshës. Ato gjinden në formularin e paraparë për regjistrim: 0-30 / 0 € I 31-50 / 50 € I 51-65 / 100 € I  66-80 / 500 € I mbi 81 / 1500 €  

Kalimi nga anëtarësimi familjarë (fëmijët nën moshën 18 vjeç) në anëtarë të plotë realizohet përmes aplikimit personal pa tarifë regjistrimi, por me pagesën e tarifës vjetore. Pagesa vjetore caktohet nga Kryesia e ALKIG-ut.   

  1. Tarifa vjetore dhe kushtet e pagesës
  2. Kontributi vjetor për shpenzime duhet të paguhet nga çdo anëtar paraprakisht. Tarifa e kontributit vjetor  përcaktohet nga Kryesia e ALKIG-ut. Kontributi vjetor përmban kostot administrative dhe kostot e duhura gjatë vitit paraprak për shërbimet e funeraleve të anëtareve dhe kostot tjera që lidhen me shërbimet. Kostot ndahen barazisht midis të gjithë anëtarëve. Në fund të vitit përkatës, bëhet llogaria e saktë e kontributit vjetor të shpenzimeve.   
  3. Kontributi vjetor i anëtareve përgjithësisht debitohet (SEPA-Lastschriftmandat) nga llogaria e anëtarit me debit të drejtpërdrejtë. Në rastin e debitёve të kthimit, anëtari do të mbajë kostot e pësuara.  
  4. Kontributi vjetor duhet të paguhet nga të gjithë anëtarët e FFA-së deri më 1 nëntor të vitit përkatës. Mbulesa e shpenzimeve nuk realizohet nga  FFA nëse anëtari nuk ka paguar kontributin vjetor deri në datën e caktuar.  
  5. Pezullimi i mbulimit të shpenzimeve nuk anulon detyrimin për të paguar borxhet e prapambetura të anëtarësisë vjetore.    

  VII. Grupet përfituese nga anëtarësimi  

  1. Nga anëtarësimi përfitojnë:  
  2. a) bashkëshortja/ti:  
  3. b) fëmijët e pamartuar të anëtarit nën moshën 22 vjeç, të cilët nuk kanë të ardhura të tyre.  
  4. c) fëmijët me aftësi të kufizuara të anëtarit me dokument invaliditeti të paktën 70%.  
  5. Personat e lartpërmendur do të humbasin mbështetjen e FFA- së pa njoftim paraprak nëse arsyet sipas paragrafit 1eliminohen. 

   VIII. Shuma e mbështetjes së anëtarëve  

  1. Kur përgjegjësit e FFA njoftohen për vdekjen e anëtarit, apo edhe përfituesve nga anëtarësia, përgjegjësit menjëherë do të ngarkojnë firmën funerale për kryerjen e shërbimeve vijuese:  
  2. a) Të gjitha çështjet administrative b) përgatitja e kufomës në përputhje me rregullat islame, c) arkivoli i kufomës në përputhje me standardet evropiane. d) bileta për një person nëse e shoqëron kufomën (klasë ekonomike)   
  3. Për kufomat që transferohen në një vend tjetër përveç vendlindjes (trojet shqiptare), FFA paguan shumën në lartësi prej 3000 € d.m.th. deri në aeroportin e destinacionit.   
  4. Nëse anëtarët vdesin në vendlindje FFA do të paguaj shumën prej 750 Euro, nëse nuk kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga data e vdekjes.  
  5. Në rast të abortit ose lindjeve të vdekura, mund të mbulohen vetëm shpenzimet e funeralit në Austri.   
  6. Dokumentet dhe faturat e mëposhtme duhet t’i vihen në dispozicion sipërmarrësit tё kontraktuar: karta e identitetit, pasaporta, raporti mjekësorë i vdekjes, certifikata e lindjes, certifikata e martesës  (e vlefshme ndërkombëtare, ndryshe me përkthim në gjermanisht), kartela e anëtarësimit.   
  7. FFA nuk pranon asnjë përgjegjësi për kostot e shkaktuara si rezultat i mosdorëzimit të dokumenteve të renditura në paragrafin 5.   
  8. Për shtyrje apo vonesa të mundshme që nuk shkaktohen nga FFA, e veçanërisht për shkak të festave shtetërore, agjencive të fluturimit apo institutit funeral FFA nuk merr përgjegjësi.  
  9. Informimi i obligueshëm i anëtarëve 
  10. Çdo anëtar është i detyruar të japë informacion të plotë dhe të vërtetë për veten dhe anëtarët e familjes së tij. FFA nuk mban asnjë përgjegjësi për disavantazhet që rezultojnë nga informacioni apo dokumentet me mangësi .   
  11. Çdo anëtar duhet të raportojë ndryshimet e emrit dhe adresës. Nëse anëtari nuk njofton FFA për ndryshime, dërgimi i letrave me rekomandim është i vlefshëm pas tri dite që është dërguar.  
  12. E drejta për mbështetje 

Anëtarët (përfituesit e mbështetjes) nuk kanë të drejtë ligjore për mbështetje nga FFA. Edhe përmes mbështetjes së përsëritur ose të rregullt nuk mund të justifikojë një pretendim ligjor kundër FFA. E gjithë mbështetja nga FFA jepet vullnetarisht dhe kërkon një vendim të Kryesisë. Me vendim të Kryesisë, FFA organizon varrimin e nevojtarëve (beqarë) jo anëtarë sipas riteve islame.   

  1. Përfundimi i Anëtarësimit
  2. Anëtarësimi përfundon me ç’ lajmërim, përjashtim apo vdekje. Në rast të vdekjes së anëtarit kryesorë, bashkëshortja/bashkëshorti mundë të vazhdojnë anëtarësimin duke aktualizuar anëtarësimin e familjes.   
  3. Çdo anëtar mund të ç ’lajmërojë anëtarësimin në fund të vitit kalendarik. Ç’ lajmërimi duhet të jetë me shkrim dhe gjatë vitit aktual kalendarik t’i dorëzohet FFA.  
  4. Anëtarët humbasin anëtarësimin e tyre me efekt të menjëhershëm nëse pas fillimit të anëtarësisë FFA konstaton se anëtari apo përfituesi nga anëtarësia është i prekur me sëmundje me rrezikshmëri jete. . Në raste të tilla, FFA nuk mund të marrë përsipër asnjë kosto.  Përfituesit nga anëtarësia e anëtarit të rregullt nuk përjashtohen  nga anëtarësimi në raste të tilla.   
  5. Anëtarësia përfundon me efekt për të ardhmen nëse kërkesat e anëtarësimit sipas § 2 paragrafët 1-2 nuk janë plotësuar në momentin e dorëzimit të aplikimit ose nëse ato kanë pushuar së ekzistuari më vonë.   
  6. Anëtari mund të përjashtohet me vendim nga bordi i FFA, nëse: a) anëtari ka shkelur rëndë parimet islame ose b) anëtari nuk e ka paguar tarifën e anëtarësisë pas kërkesës dhe rikujtueses së pagesës.   
  7. Me përfundimin e anëtarësimit skadojnë të gjitha të drejtat dhe detyrimet e anëtarit si dhe  nuk do të ketë rikthim të kontributeve të paguara.   

 XII. Dispozita të tjera  

  1. Në rast mospërputhjesh ndërmjet anëtarëve dhe administratës së FFA përgjegjës për vendimmarrje është kryesia e ALKIG-ut.  
  2. Dispozitat e kësaj rregullore zbatohen ekskluzivisht. Marrëveshjet apo deklaratat verbale nuk merren në konsideratë 
  3. Nëse ndonjë dispozitë e kësaj rregullore shfuqizohet, dispozitat tjera edhe mëtej mbeten në fuqi.  

 XIII. Juridiksioni   

 Nëse anëtari nuk ka vendbanim në Austri, vendbanimi i anëtarit nuk është vendi ekskluziv i juridiksionit. Vendet ekskluzive të juridiksionit, p.sh. për procedurën e ndalimit ligjor, mbeten të paprekura.   

 XIV. Ligji zbatues   

Për marrëdhëniet juridike ndërmjet anëtarit dhe FFA vlen ligji austriak.  

  1. Ndryshimet e rregullores nga ALKIG-u  

 Kryesia e ALKIG-ut është e autorizuar të bëjë ndryshime të njëanshme të rregullores, apo edhe tarifave ekonomike. Ndryshimet vlejnë për të gjithë anëtarët e FFA që nga fillimi i vitit të ri kalendarik. FFA obligohet të njoftojë anëtarët me kohë për ndryshimet e planifikuara, të jep një periudhë të arsyeshme kohore për reagim dhe të tregojë shprehimisht pasojat e mos reagimit.