ALKIG

Shqiptarët e Pergut filluan aktivitetet në hapsirat e veta

Hevzi Hasani
  • 27. October 2024
  • 0 Comments

Shoqata Kulturore Shqiptare në Perg është themeluar në nëntor të vitit 2019 dhe ka mbajtur aktivitetet e veta në hapsirat e xhamisë turke në Perg deri në paraqitjen e Coronës. Pas coronës ata kanë bërë përpjekje për të gjetur një lokal, por kjo ishte e vështirë pasi që pronarët nuk dëshironin t’i jepnin lokaltet e tyre një shoqate. Një javë para Kurban Bajrmait mu në qëndër të Pergut ata gjetën një lokal dhe proanri ishte dakord dhe pas nëshkrimit të kontratës në ato hapsira shqiptarët e Pergut e falën Kurban Bajramin dhe me që ishin afër pushimet verore nuk vazhduan me xhuma. Pas pushimeve ata filluan edhe me namazin e xhumasë dhe faljen e namazit të akshamit dhe jacisë çdo natë. Mbrëmë filluan me vazhdimin e traditës së më hershme që kishin me mysafir dhe kësaj radhe mysafiri i parë ishte Usam ef. Alimi i cili mbajti një ligjerat përmes të cilës ju rikujtoj të pranishmëve vlerën e angazhimit të besimtarëve për të ruajtur traditat fetare dhe kombëtare si dhe u rekomadojë që ato jo vetëm të shprehen me gojë, por të shihen edhen në praktik. Mysfirë kishte edhe nga kryesia e xhamisë Bashkimi në Linz. Edhe Rexhep ef. Sahiti ju drejtua të pranishmëve me një fjalim përshendetës ku uroaj ata për këtë iniciativë dhe theksojë përkrahjen e xhamisë Bashkimi për çdo gjë që ka nevojë, ngase ky xhemat deri më tani ka përkrah xhaminë Bashkimi kur ajo kishte nevojë. Kryetari i Shoqatës dhe xhamisë së Pergut Vahidin ef. Beluli falenderojë mysafirët dhe të pranishmit për pjesëmarrje dhe kërkojë nga ata që të jenë të vetë organizuar me projekte dhe programe që ju përshtatën moshave të caktuara ngase hapsirat ofrojnë mundësi për të gjithë grupmoshat.